Telenews

Parandalohet kontrabanda me barna e telefona nga Shqipëria në Kosovë, vlera mbi gjysmë milioni euro

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arritur të parandalojë një tentativë të kontrabandimit të mallrave nga Shqipëria në Kosovë.

Në njoftimin për media, thuhet se janë sekuestruar mallra të ndryshme, si barna e telefona mobilë, me vlerë totale rreth 54.350.000 lekë (mbi 562 mijë euro), si dhe dy automjetet në të cilat u gjetën këto mallra.

“Gjatë operacionit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L., dhe automjetin tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41.000 tableta dhe 2.194 celularë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L. u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë totale 930 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me dy automjetet.

Me këtë rast, Policia arrestoi në flagrancë shtetasit B. L., 52 vjeç, dhe F. M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Të ngajshme

Paratë që ndau në total Qeveria sot, afro gjysmë milioni edhe për Luginën

Donat Hashani

Delegacion turk paralajmëron investime shumëmilionëshe në Kosovë

Donat Hashani

Cili është plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza?

Erzana Fazliu