Telenews

Paratë që ndau në total Qeveria sot, afro gjysmë milioni edhe për Luginën

qeveria-e-kosoves-mban-mbledhje-elektronike,-miraton-disa-vendime

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime për ndarje të mjeteve financiare për çështje të ndryshme.

Vendimi i parë ka qenë për ndarjen e mbi 300 mijë eurove për pajisje me tekste shkollore të shkollave në Luginë të Preshevës dhe për avokimin e çështjes së Luginës në SHBA, BE e organizata përkatëse.

Gjithashtu qeveria ka ndarë një shumë prej 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku.

Gjithashtu kanë ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

 

Të ngajshme

Supremja refuzon pesë ankesa të kandidatëve për asamble në disa komuna, i vlerëson të pabazuara

KushtrimGuraj

Aktakuza për rezervat shtetërore, Avokati Musa: Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil në Kosovë

KushtrimGuraj

Arian Tahiri mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së: Ka hapur rrugë për gjeneratën e re

KushtrimGuraj