Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Reshjet atmosferike nuk pritet të ketë, ndërsa mëngjesi pritet të jetë mjaft i freskët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 ajo minimale deri në 24 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa reshje dhe rrebeshe lokalisht intensive shiu ende priten në jug të Shqipërisë. Në përgjithësi nga sot nuk priten më reshje atmosferike, por kjo nuk vlenë për jugun e Shqipërisë. Përpos jugut të Shqipërisë, ndonjë rrebesh lokal shiu mund të ndodhë edhe në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Nga e mërkura na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Rrebeshe lokale shiu ende priten në disa pjesë të jugut të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat shënojnë rritje krejtësisht të lehta.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj