Telenews

Parashutë mbi shtëpinë e Big Brother – Edi surprizohet nga nëna dhe babai

parashute-mbi-shtepine-e-big-brother-–-edi-surprizohet-nga-nena-dhe-babai

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banori Eduart Kuçi, ka marrë një surprizë të papritur.

Një parashutë u lëshua mbi oborrin e shtëpisë, e dedikuar pikërisht për të, nga familja e tij.

Parashuta mbante një mesazh nga nëna, babai dhe vëllai i Edit.

 Foto: Instagram

“Mos harro pse ke hyrë”, një kujtesë e dashur dhe motivuese për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Konkurrenti u shpreh jashtë mase i emocionuar dhe falënderues për këtë surprizë të veçantë.

Ai tha me emocion: “Ju dua shumë”.

Ky moment ka sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese brenda shtëpisë, duke treguar se ndonëse banorët përballen me sfida dhe rivalitete gjatë qëndrimit në Big Brother, lidhjet familjare mbeten një mbështetje e pazëvendësueshme.

Të ngajshme

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj