Telenews

Partey drejt largimit nga Arsenali

“The Sun” ka raportuar se Thomas Partey do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit britanik, mesfushori ganez nuk e ka bindur trajnerin, Mikel Arteta, me paraqitjet e tij, transmeton Gazeta Express.

Partey te Arsenali u transferua në vitin 2020, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

“Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm për ta shitur ish-mesfushorin e Atletico Madridit në verë dhe se klubi ia ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurove.

Thomas Partey regjistroi 24 paraqitje në sezonin e fundit në Premierligë. 29-vjeçari shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

Në anën tjetër, Arsenali po synon transferimin e mesfushorit belg, Youri Tielemans, nga Leicester City. /Gazeta Express/

The post Partey drejt largimit nga Arsenali appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zvicra mposht Bosnjën me rezultat të thellë, Xhaka shënon njërin nga golat

KushtrimGuraj

Xhaka udhëheq Zvicrën në ndeshjen e rëndësishme ndaj Bosnjës

KushtrimGuraj

Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët, s’ka fitues

KushtrimGuraj