Telenews

PAS 23 VITESH TAKON GRUAN AMERIKANE E CILA I DËRGOI ASAJ NJË KARTOLINË DHE NJË LODËR GJATË KOHËS SË LUFTËS NË KOSOVË

Pranvera Hyseni ishte vetëm 4 vjeç gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur në shtëpinë  e saj erdhi një pako nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Brenda asaj pakoje ishte një lodër dhe një kartolinë e dërguar nga një grua amerikane, Thelma Archer, e cila kishte dërguar pako me dhurata për fëmijët në mbarë botën, si pjese e organizatës “Samaratian’s Purse and Operation Christmas Child.”

23 vite pas, Pranvera Hyseni, themeluese dhe drejtuese e organizates Astronomia e Kosovës, edukatore e Shkencave dhe Studente e Diplomuar Planetare, i vendosi vetës një mision; Ta takonte gruan që i kishte dërguar asaj dhuratë shumë vite më parë.
“Ne kemi qenë në vizitë në Virxhinia për disa ditë, dhe tani jemi nisur për në Karolinën e Veriut. Kur isha vajzë e vogël gjatë luftës në Kosovë, morëm një numër dhuratash nga organizata fetare në Karolinën e Veriut. Sot, misioni im është të gjej këta të huaj dashamirës që hapën zemrat e tyre 23 vjet më parë dhe na bënë të lumtur me bamirësinë e tyre bujare në ato kohë të vështira. Gjithçka që di janë emrat dhe adresat e tyre. Nuk jam as i sigurt nëse janë ende në këto adresa, apo nëse e mbajnë mend se na kanë dërguar dhurata. Por unë ende i kam kartat e tyre me shënimet e tyre të shkruara me dorë. Unë dua t’i gjej dhe t’i falënderoj ata personalisht.” tha Pranvera

Kur Hyseni arriti tek adresa që ishte shënuar në kartolinë, ajo pa një shtëpi, dhe nuk ngurroi të shkontë të trokiste në derë.
“Kur trokita për herë të parë në derë, nuk isha as e sigurt se kë të prisja, apo nese i njëjti person jetonte ende në këtë adresë. Hapi derën një zonjë 91-vjeçare, e cila kishte shpenzuar shumë vite duke paketuar kuti dhe duke ua dërguar ato fëmijëve në të gjithë botën përmes Operacionit Christmas Child. Ajo ishte shumë e sjellshme që na ftoi dhe ndau historinë e saj me ne. Ajo ishte kaq e ëmbël dhe frymëzuese! Jam shumë e lumtur që pata mundësinë ta takoj dhe ta falënderoj personalisht. Isha gjithashtu shumë e lumtur që takova mbesën dhe dhëndrin e saj, Payton dhe Aaron. Asnjëherë nuk e dini se sa mund të ndikoni në jetën e dikujt me gjeste të vogla mirësie.” shtoi ajo.
Sot, ishte një ditë e vecantë! Pata mundësi të gjeja përgjigje pyetjeve që kisha Brenda vetes për më shumë se dy dekada. E gjeta përsonin që na preku jetët tona gjatë kohës së luftës në Kosovë, para 23 vitesh,” shtoi Hyseni.
Të emocionuar nga ky takim ishin dhe familjarë të gruas me emrin Thelma që e kishte dërguar letren nga Karolina e Veriut.

“Këtë pasdite, mamaja ime 91-vjeçare mori një vizitë nga dy persona që nuk i njihte. Kur ajo shkoi te dera, dëgjoi të renë të tregonte se kishte marrë një kuti nga nëna ime kur ishte 4 vjeç, përmes operacionit “Fëmija e Krishtlindjeve”. Mami ndjeu një qetësi dhe i ftoi brenda! Kjo zonjë e ëmbël dhe shoqja e saj kaluan orën tjetër duke folur me nënën time dhe kur vajza ime dhe burri i saj hynë, ajo vazhdoi të tregojë se si kjo paketë e 23 viteve më parë kishte ndikuar kaq shumë në jetën e saj në Kosovë. Ajo ende e ka lodrën nga kutia dhe shënimin që mamaja ime i kishte shkruar gjatë gjithë atyre viteve më parë. Faleminderit Pranvera Hyseni që gjetët kohë për t’i bërë ditën dhe për të ndarë historinë tuaj të çmuar. Nëna ende vazhdon të thotë se si ishte e habitur që dikush do të vinte ta gjente për ta falënderuar që kishte bërë diçka kaq të vogël. Ajo nuk ka pushuar së foluri që kur u largove.” tha vajza e gruas që kishte dërguar letrën 23 vitë më parë, Angela Dewayne Gillespie.
Nëse pyetni ndonjëherë nëse kutia juaj që paketoni në kohën e Krishtlindjes ka një ndikim në jetë, kjo është dëshmi se “Samaratian’s Purse and Operation Christmas Child” po bën një ndryshim në të gjithë botën.” Shtoi Angela Dewayne Gillespie.

 

Të ngajshme

“Çka nëse e sheh në rrugë”, babai i Triumf Rizës flet pas lirimit të Enver Sekiraqës nga paraburgimi

Hafize Elshani

Aksident i qëllimshëm në Lipjan, detaje tronditëse

Donat Hashani

Zbulohet shtatorja e Adem Jasharit në Mitrovicë (VIDEO)

Donat Hashani