SHKRUAN: EDMOND VILA
Bashkimi i Prizrenit në basketboll ka mbetur edhe zyrtarisht pa trajner.
Klubi ka njoftuar sot, se ka shkarkuar nga detyra trajnerin e gjerë tanishëm, Edin Kërveshi.
Duket se humbjen e turpshme nga rivali lokal Proton Cable Prizreni, drejtuesit e klubit portokalli s’kanë mundur ta kapërdijnë assesi dhe kanë vendosur që ti ndajnë rrugët me trajnerin.
Përkundër ardhjes së sponsorëve me emër e me të cilët u tha se do të vije rimëkëmbja e Bashkimit, kjo deri tani nuk është parë. Ekipi ka përforcuar rradhët e veta edhe me 3 lojtarë të rinj të huaj, por humbjet po zgjerohen.
Te Bashkimi po flitet se trajner i ri i ekipit mund të jetë Petar Mijoviç, i cili deri para pak ditësh drejtoi Buduçnostin e Podgoricës, por edhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubi.