Telenews

Pas disa muajsh të ndarë, Jasir Asani pajtohet me të dashurën?

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, po kalon një periudhë të vështirë në aspektin sportiv, pasi në ndeshjen ndaj Letonisë nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri Silvinjo. Megjithatë, jashtë fushës, sulmuesi duket më i qetë dhe i lumtur, falë rikthimit të marrëdhënies me partneren e tij, Giota.

Çifti kishte ngritur dyshime për ndarje disa muaj më parë, pasi fshinë të gjitha fotot e përbashkëta në “Instagram” dhe hoqën ‘follow’ njëri-tjetrit. Por duket se ndarja ka qenë vetëm e përkohshme. Në sfidën e fundit të Shqipërisë në “Air Albania”, Giota ishte në tribuna për të mbështetur Asanin, edhe pse ai nuk u fut në lojë. Pas përfundimit të ndeshjes, ajo zbriti në fushë për ta përqafuar partnerin e saj.

Në “InstaStory”, Giota publikoi një foto duke u puthur me Asanin, një imazh që u shpërnda më pas edhe nga vetë futbollisti, duke konfirmuar kështu se historia e tyre është ringjallur.

Asani dhe Giota janë së bashku prej rreth një viti dhe shpesh kanë ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimet e tyre, vizitat e Giotës në Kore apo mbështetjen e saj në stadium. Edhe pse një periudhë e heshtur në rrjetet sociale bëri të besohej se lidhja kishte marrë fund në prill, tashmë dyshja duket se ka gjetur përsëri harmoninë.

Të ngajshme

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Valjeta Turkaj

Hiqet bllokada në Mal të Zi, nis qarkullimi i kamionëve

Valjeta Turkaj

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur – njëri niset drejt Tiranës

Valjeta Turkaj