Telenews

​Zvicra eksporton sasi rekord mallrash – rriten veçanërisht eksportet drejt SHBA-së

zvicra-i-bashkohet-paketes-se-tete-te-sanksioneve-te-be-se-kunder-rusise

Eksportet nga Zvicra gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje dhe kapur shifrën prej 287 miliardë franga.

Kontributin kryesor në shtimin e eksporteve e kanë dhënë industria kimike dhe ajo farmaceutike, njoftoi të enjten gazeta “Neue Zürcher Zeitung” duke iu referuar të dhënave zyrtare.

Kësisoj Zvicra më 2025 ka eksportuar më shumë mallra se kurrë më parë.

Përkundër tensioneve për shkak të politikave tregtare të qeverisë aktuale në Washington, Zvicra ka eksportuar dukshëm më shumë në SHBA në vitin 2025, me një rritje prej 3,9 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Pati rritje edhe në eksportin e automjeteve dhe bizhuterive, ndërsa eksportet e orëve në botë shënuan rënie, ashtu si edhe ato në sektorët e makinerive, elektronikës dhe aparaturave.

Njëkohësisht u rritën edhe importet, duke arritur në 232,7 miliardë franga.

Të ngajshme

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet

KushtrimGuraj

Zgjedhjet e 7 qershorit, Serwer: Kurti të formojë shpejt koalicion nëse s’e siguron shumicën

KushtrimGuraj

KQZ: Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj