Telenews

Pas disa orëve qëndrimi pranë babait, ish-presidenti Thaçi largohet nga QKUK-ja

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë është larguar nga QKUK-ja.

Thaçi ka qëndruar për disa orë brenda klinikës së QKUK-së ku ka vizituar babain e tij, Haxhi Thaçi.

Gjykata Speciale e liroi Thaçin për të ardhur në Kosovë, ndërsa ky i fundit ka përshëndetur qytetarët e shumtë që u mblodhën para QKUK-së për ta parë sot.

Babai i Thaçit po vazhdon të trajtohet në QKUK brenda disa kohësh, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot është “blinduar” e tëra nga forcat e shtuara policore.

E gjithë kjo pasi në orët e para të ditës aty arriti ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë erdhi pas disa kërkesave radhazi që kishte bërë për të vizituar babain e tij i cili po trajtohet në QKUK- shkaku i gjendjes së renduar të tij shëndetësore.

Thaçi është parë duke hyrë në QKUK sot ku nuk la pa përshëndetur të pranishmit jashtë objektit, gjë të cilën e bëri edhe në dalje.

Edhe brenda objektit të QKUK-së sot askush nuk mund të hynte pa pasur urgjencë, e siguria aty ishte tejet e lartë.

Për rreth 4 orë Thaçit iu mundësua që të qëndrojë pranë babait të tij dhe familjarëve të tjerë që gjendeshin aty.

Në lidhje me kthimin e tij sot në Kosovë janë deklaruar edhe nga Specialja, ku u tha se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”.

Të ngajshme

“S’jemi skllevër, s’është koha e Enverit e as e Millosheviqit”, punëtorët e KEK-ut kundërshtojnë ushqyerjen në menzë (VIDEO)

Donat Hashani

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Donat Hashani

Adriatik Berisha, hematologu që koordinoi vizitën e Thaçit tek babai në Klinikën Interne

Donat Hashani