Telenews

Pas fitores së Gjestit në BBVA4 shpërthen debati për flamujt, G-Bani nuk përmbahet

Fitorja e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4 nuk u mbyll pa polemika. Gjatë finales, fituesi shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenë, veprim që ndezi reagime të forta në publik.

Një nga më të zëshëm ishte reperi G-Bani, i cili në një postim kritikoi mungesën e flamurit shqiptar.

“Më pengon flamuri i Kosovës në ‘Big Brother Albania’ kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë”, shkroi ai.

Reagimi i tij u përball me kundërshtime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekës të shumtë e akuzuan për mungesë respekti ndaj Kosovës dhe përçarje mes shqiptarëve.

Por G-Bani nuk u tërhoq. Në një reagim të gjatë, ai sqaroi që nuk ka ndërmend të heshtë.

“Po, paguaj çmimin për mendimin tim. Nëse një shqiptar nuk mund të thotë që në një show shqiptar duhet të ngrihet flamuri shqiptar, atëherë ku po shkojmë?”, u shpreh reperi.

Ky debat ka ndarë publikun, disa mbrojnë të drejtën e shprehjes së tij, të tjerë e shohin si mungesë uniteti. Polemikat për simbolet kombëtare, duket se vazhdojnë të jenë tema që ngjallin ndjenja të forta.

Të ngajshme

Bebe Rexha debuton për herë të parë në Met Gala 2025, me një veshje dramatike nga Christian Siriano

Valjeta Turkaj

Ledri Vula paralajmëron “shpërthimin” e verës 2025

Erzana Fazliu

Fillon përzgjedhja e jurisë për gjyqin e reperit Diddy

KushtrimGuraj