Telenews

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Ukraina rikthehet dhe fiton me përmbysje

Ukraina e ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 1-2 në xhiron e dytë të grupit E.

Pjesa e parë u takoi sllovakëve, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 17-të me anë të Schranz.

Ndërsa në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 54-të me anë të Shaparenkos.

Kurse goli i fitores erdhi tek në minutën e 80-të për ukrainasit, ku Yaremchuk shënoi për rezultatin përfundimtar.

Aktualisht në grupin E, nga tri pikë i kanë Rumania, Ukraina dhe Sllovakia, ndërsa Belgjika është e fundit me zero pikë, e që do ta zhvillojë ndeshjen e dytë sonte kundër Rumanisë.

Pas fitores së Ukrainës, Shqipërisë i është komplikuar edhe më shumë situata për t’u kualifikuar, qoftë edhe për nga vendi i tretë.

Aktualisht në renditjen e katër vendeve të treta më të mira, Shqipëria e zë pozitën e tretë me vetëm një pikë.

Në tabelën e katër vendeve të treta më të mira, pozitën e parë e ka Sllovakia me tri pikë, të dytën Sllovenia me dy, Shqipëria të tretën me një dhe Skocia të katërtin me një.

 

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj