Telenews

PAS IFTARIT ME FAMILJE, DY VËLLEZËRIT U VRANË/PLAGOSËN TINËZISHT

Një gjuajtje me armë zjarri në restorant “Guri i Zi”, në Klinë, ka ndodhur sonte rreth orës 21:00.
Si pasojë e plagëve, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
AT mëson se në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy vëllezër, pronarë të një autosalloni.
Burime të sigurta për AT kanë konfirmuar se viktima është Fazli Hoxha, 23 vjecar, kurse vëllau i tij, Mahmuti, po trajtohet në spital.

Ndërkohë, AT mëson se si ndodhi ngjarja tragjike.
Familja Hoxha ishin duke ngrënë iftar në restorantin “Guri i Zi’ ku në një moment vëllezërit Hoxha u ftuan tek parking i restorantit dhe te dyshuarit kanë gjuajtur në drejtim të tyre me armë zjarri.

Të dyshuarit janë nga fshati Sferkë, mirëpo deri tani nuk ka të arrestuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Të ngajshme

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Dokumenti zyrtar: EFT-ja e Vuk Hamoviqit u licensua në shtator të vitit 2021 – gjatë Qeverisë Kurti II

KushtrimGuraj

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

Donat Hashani