Telenews

Pas Kurtit e Sveçlës edhe Basha godet prokurorinë në Mitrovicë: Liruan një kriminel

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar sistemin prokurorial në Kosovë për lirimin e një nga të dyshuarit për sulmin ndaj pesë policëve të Kosovës, të dielën.

Më herët të njëjtën kritikë e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse ju ka ik, Policia e Kosovës ka ndalu një kamion me kontrabandë, e ndërkohë janë sulmu nga dy kriminelët, dhe në proces i kanë lënduar 5 policë dhe janë dëmtuar dy automjete zyrtare”, ka shkruar Basha në Facebook. “Prokuroria e ka lëshu menjëherë njërin prej tyre që kishte sulmuar policët”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë personin e liruar e ka përshkruar si ndihmues të personit tjetër që po ishte në mjetin transportues me synim kontrabandimin.

“Ky është sistemi i drejtësisë që “gëzojmë,” ku prokuroria as policisë nuk i del krahë”, ka mbaruar Basha. 

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi