Telenews

Pas miratimit të sigurimeve shëndetësore, Vitia tregon se si do të paguhen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që sigurimet shëndetësore do të paguhen 3.5 për qind nga qytetarët përmes pagës, ndërkaq 3.5 për qind nga punëdhënësi.

“Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi shëndetësor”, ka thënë Vitia në konferencë për media.

“Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve”.

“Kostoja shtesë për qytetar do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti në shëndetësi. 7 për qind do të jenë, ku 3,5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3,5 për qind nga punëdhënësi” ka shtuar Vitia.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj