Telenews

Pas njohjes, Kurti flet me presidentin e Kenias, e fton që të hapë ambasadë në Prishtinë

pas-njohjes,-kurti-flet-me-presidentin-e-kenias,-e-fton-qe-te-hape-ambasade-ne-prishtine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se pas njohjes së Kosovës nga Kenia, ka folur me presidentin William Ruto.

Ai ka kërkuar nga Ruto që të hapë ambasadën në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Sot është ditë historike për Kosovën, pasi Kenia e ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Krenar dhe i nderuar nga kjo arritje, i bëra një ftesë Kenias për të hapur një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime.”, ka shkruar ai.

Pas më shumë se katër vite munesë njohjesh, Kenia theu sot boshllëkun diplomatik për njohjet e reja ndaj Kosovës duke u bërë shteti i 118 që njeh pavarësinë, e shpallur në vitin 2008.

Lajmi u njoftua nga politikani Behgjet Pacolli i cili ka mbajtur dhe detyrën e ministrit të jashtëm të Kosovës. Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale Pacolli thotë se bisedimet me shtetin e Kenias, kanë nisur që prej vitit 2009 dhe përfundojnë me sukses me njohjen e Kosovës.

“Është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të!”, ka shkruar Pacolli.

“17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!”, ka shtuar ai.

The post Pas njohjes, Kurti flet me presidentin e Kenias, e fton që të hapë ambasadë në Prishtinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Ngjarjet e dites 30 Mars

Erzana Fazliu

Gjesti jep arsyejet që më nuk ka mëshirë me Rozana Radin

Erzana Fazliu

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu