Telenews

Pas paralajmërimit për liberalizim vizash, Lajçak takohet me Escobarin

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak është takuar të premten me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Twiter, Lajçak ka thënë se Shtetet e Bashkuaratë Amerikës i japin atij mbëshetje të fortë për punën në çështjen e lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Është mirë të takohem me Gabriel Escobar për të përditësuar njëri-tjetrin mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të qartë  për punën time”, ka shkruar Ljaçak.
Takimi në mes tyre vjen në një kohë kur është paralajmëruar liberalizimi i vizave për Kosovën nga vetë emisari i BE-së për dialogun.
Ndërkohë është paralajmëruar edhe një marrëveshje e re në mes Kosovës dhe Serbisë – raportohet se do të jetë pajtim për çështje energjetike.

Të ngajshme

Shpëtoi 85-vjeçarin italian nga mbytja, Meloni falenderon ‘heroin’ shqiptar për aktin

Donat Hashani

Kaq milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Donat Hashani

Haziri: Vit i humbur për shkak të VV-së, LDK-ja të bëhet besim e mbështetje

Donat Hashani