Telenews

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Faton Hajrizi i cili është arratisur nga burgu për të nëntën herë, është lajmëruar para pak çastesh në Debat Plus.

Hajrizi tha se nuk është kriminel dhe se nuk e ka bërë veprën, për të cilën akuzohet.

“Nuk jam kriminel. Unë nuk e kam bërë veprën, por ma kanë ngjit mu”, ka thënë Hajrizi.

Ndërsa ka thënë se nuk ndodhet as në Kosovë e as në Ballkan.

“Nuk ndodhem as në Kosovë, as në Ballkan jam ik në Evropë. As mos të më lypin, as mos të shkojnë te familja jem se s’jam anej ”, ka thënë Hajrizi.

Ndërsa ka thënë se për tu dorëzuar, ai kërkon garanci nga shteti që nuk do ta meltretojnë dhe nuk do ta mbajnë në qeli.

“Dua garanci nga shteti, që nuk më mbajnë në qeli, nuk më rrahin dhe nuk më maltretojnë“, ka thënë Hajrizi.

Të ngajshme

Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij

Valjeta Turkaj

Arrestohen katër persona për vrasjen e dyfishtë në Durrës

Valjeta Turkaj

Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

Valjeta Turkaj