Telenews

Pas raportimit të Insajderit – Kurtit i dështon nisja e projektit 2.5 milionësh që e fitoi ‘dosti’ i Bulliqit

Ishin bërë gati që në ora 11:00 gurthemelin e shkollës ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë, t’ia vendosin ‘i madh e i vogël’ nga qeveria dhe komuna.

Albin Kurti, Arbërie Nagavci, Shpejtim Bulliqi, pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, dhe kush jo tjetër nga zyrtarët e shtetit u përgatitën që ta vendosin betonin e një projekti 2.5 milionë euro, i cili edhe sipas vendimit të Gjykatës është i kundërligjshëm.

Gazeta Insajderi raportoi të premten se fitues i tenderit ishte një person i afërm me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Kompania e Shaip Shabanit, u zgjodh fituese e tenderit, ani se ishte me çmim shumë më të lartë. Për këtë Insajderi kishte nisur raportimin në mars të këtij viti.

Pas raportimit, institucionet e drejtësisë kanë nisur hetimet. Në vendimin e Gjykatës Komeraciale, vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, është shtyrë vendimi i OSHPS-së për dhënien e tenderit 2.5 milionë euro për kompaninë duke e detyruar Komunën e Podujevës që ta pezullojë zbatimin e kontratës.

Për arsyet e shtjelluara detajisht nè padi, i propozon gjykatës që konform nenit 22 par. 6 dhe 7 te LKA-së të marr aktvendim më të cilin aprovohet në tërèsi si e bazuar kërkesa e paditësit ARAD 94 shpk për shtyerje të ekzekutimit të vendimit PSH.Nr.2024/0201 i datës 03.05.2024, t& shtyhet ekzekutimi vendimit PSH.Nr.2024/0201 i datës 03.05.2024 deri në marrjen e publike nr.615-23-3422-5-1-1/C997, deri në nxjerrjen e një tjetër vendimi gjyqësor. Detyrohet Komuna e Podujevës që menjëherë pas pranimit të këtij aktvendimi të pëzulloj ekzekutimin e kontratës publike“, thuhet në vendim.

Ky vendim ia pamundësojë edhe kryeministrit Albin Kurti, bashkë me me zyrtarët tjerë që ta përurojnë nisjen e këtij projekti. Ani se gjithçka ishte bërë gati të shtunën.

Me 25 prill të vitit 2023, ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Komuna për këtë projekt kishte vendosur vlerën e parashikuar prej 2 milionë euro.

Për këtë projekt kishin garuar nëntë kompani dhe grupe kompanish.

Por, edhe pse kishte kompani garuese që ofronin çmim më të lirë, komuna kishte konsideruar që ato nuk i plotësojnë kushtet dhe fitues u zgjodh grupi “Konstruktori ING 1969” & “Flori eng” NGA Prishtina, me vlerë të ofertës 2,565,696.26 euro.

Në muajin gusht të 2023-tës, ishte marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të prokurorimit.

Pasi që kompania “Grandelite L.L.L” dhe “Arad 94”, nuk ishin pajtuar me vendimin e Komunës kishin parashtruar ankesë në OSHP. Lënda kishte shkuar në rivlersim.

Por, për të dytën herë, me 22 shkurt, fituese ishte zgjedhur kompania “Konstruktori ING 1969” dhe “Flori eng”, me vlerë të ofertës prej 2 milionë e 565,696.26 euro.

Pra, gjysmë milion euro është çmimi i tejkaluar krahas vlerës së parashikuar të kontratës, të cilën komuna ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e shkollës.

Ani pse, kriter kryesor i dhënies së tenderit ishte “çmimi më i ulët”.

Pronar i njërës kompani fituese është biznesmeni Shaip Shabani. Shabani është pronari i kompanisë “Konstruktori ING 1969”.

Shaip Shabani ishte parë gjatë një ‘neje’ në një tavolinë me kryetarin Shpejtim Bulliqi.

Sipas videos që ka siguruar Insajderi, duket se Shpejtim Bulliqi dhe Shaip Shabani kanë shoqëri të mirë me njëri-tjetrin.

Nuk dihet se për çka ishin mbledhur, por po festonin me muzikë live, mish e birra, vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Bulliqi i shpërblen me tenderë dostat e tij./Insajderi

source

Të ngajshme

Kurti fajësoi opozitën se po i shtynë zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar

Statovci e zë ngushtë kryehoxhën e Podujevës: A është e vërtetë, shprehja e famshme “Boni çka ju thojmë, e mos boni çka bojmë na”

Donat Hashani

KRU Prishtina sot zhvillon aksion të madh për shkyqje në këtë lagje të Prishtinës

Donat Hashani