Telenews

Pas raportimit të Telenews.al, Ministria e Infrastrukturës fillon largimin e reklamave nga rrugët e Kosovës

Disa javë pas raportimit të Telenews.al për reklamat e shumta nëpër rrugët kryesore të vendit, Ministria e Infrastrukturës duket se ka reflektuar në këtë drejtim.

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi, para pak ditëve bëri me dije se ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave.

Durmishi njoftoi në rrjetet sociale për këtë nismë të ministrisë.

Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka shkruar Durmishi.

E pak javë më parë, Telenews.al kishte raportuar për shqetësimet e qytetarëve në lidhje me këto reklama që mund ti dekoncentrojnë shoferët gjatë vozitjes.

Në fakt, Telenews.al kishte kërkuar përgjigjje edhe nga Ministria e Infrastrukturës në lidhje me këtë temë dhe në atë kohë, përgjigjja e tyre kishte qenë se një kompani e posedonte pëlqimin e tyre për vendosjen e panove reklamuese në të gjitha rrugët Regjionale dhe Nacionale.

Ju informojmë se një kompani e posedon pëlqimin për vendosjen e panove reklamuese, në të gjitha rrugët Regjionale dhe Nacionale në të cilën i lejohet vendosja e panove në mbikalime ura dhe tunele deri me datën 25.09.2022”, thuhej në përgjigjjen elektronike të Ministrisë së Infrastrukturës.

Aksionin për heqjen e panove reklamuese, zyrtarë të kësaj ministrie e konfirmuan edhe gjatë ditës së sotme për Telenews.al, duke i falenderuar që pak kohë pas raportimit tonë, reagimi i këtij institucioni shtetëror ishte i shpejtë.

Lajmi i Telenews.al  para pak javësh për reklamat e shumta në rrugët e Kosovës:

A kanë leje reklamat e vendosura nëpër rrugët e Kosovës?

/Telenews.al/

Të ngajshme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

Rrezarta Ramaj

13 vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim

Valjeta Turkaj

Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Valjeta Turkaj