Kosova të mërkurën e 8 shkurtit, do të mbajë ditë zie, në shenjë solidarizimi me Turqinë, e cila u godit nga disa tërmete një ditë më parë, ku mbetën të vdekur mijëra qytetarë e shumë të tjerë të lënduar, shkruan Telenews.al
Kështu ka njoftuar presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.
Tutje, ajo ka thënë se ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen.

