Telenews

Pas tetë vitesh stabilitet, Serie A është përballur me valë shkarkimesh – tri largime brenda javës

pas-tete-vitesh-stabilitet,-serie-a-eshte-perballur-me-vale-shkarkimesh-–-tri-largime-brenda-javes

Pas një fillimi sezoni të pazakontë pa ndryshime në bankina, Serie A është tronditur nga tri shkarkime trajnerësh brenda një jave. Për herë të parë pas tetë vitesh, kampionati italian kishte kaluar gjashtë javët e para pa asnjë lëvizje, por situata ndryshoi me shpejtësi.

Juventus ishte klubi i parë që veproi, duke shkarkuar Igor Tudor më 27 tetor pas humbjes 1-0 ndaj Lazios.

Bankinën e bardhezinjve e mori Luciano Spalletti, trajneri i ri debutoi me fitore 2-1 ndaj Cremoneses, duke dhënë sinjale pozitive për rikthimin e Juventusit në formë.

Pesë ditë më vonë, Genoa vendosi të ndërpriste bashkëpunimin me Patrick Vieira, pas nëntë ndeshjeve pa fitore që e kishin lënë skuadrën në vendin e fundit të tabelës. Përkohësisht, Domenico Criscito dhe Roberto Murgita morën drejtimin e ekipit dhe arritën fitoren e parë të sezonit, 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos. Klubi është në pritje të emërimit të Daniele De Rossit si trajner të ri.

Ndërkohë, Fiorentina ndoqi të njëjtën rrugë, duke shkarkuar Stefano Piolin pas një serie rezultatesh negative. Daniele Galloppa është caktuar trajner i përkohshëm, ndërsa po zhvillohen bisedime për emërimin e Roberto D’Aversës si pasardhës të tij. “Vjollcët” mbeten në fund të renditjes pas dhjetë javësh pa asnjë fitore, në kërkim të një kthese nën drejtimin e ri.

Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, Serie A po përjeton një valë të re ndryshimesh që mund të përcaktojë rrjedhën e sezonit për disa nga klubet historike të kampionatit italian.

Të ngajshme

Bayern Munich në epërsi prej dy golash ndaj PSG-së pas pjesës së parë

KushtrimGuraj

Arsenali i pandalshëm – fitorja e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Thomas Muller tregon nëse Kane është lojtari më i mirë i botës momentalisht

KushtrimGuraj