Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, mbrëmjen e sontme ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë, raporton Teleenws.
Në këtë tubim morën pjesë një numër i madh qytetarësh mitrovicas, të cilët shprehën përkrahjen e tyre për kandidatin e PDK-së, duke e bërë ngjarjen një ndër më të mëdhatë të kësaj fushate në qytet.
Tahiri, në një postim pas tubimit, ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e madhe që i është dhënë gjatë gjithë fushatës.
“Faleminderit, Mitrovicë! 💚
Faleminderit për përkrahjen e madhe!
Faleminderit për këtë tubim të jashtëzakonshëm!
Mitrovica është krenari. Është forcë. Është shtëpia jonë. Bashkë ecim përpara!”, ka shkruar Tahiri.
Tubimi i sontëm shënon përmbylljen e fushatës së PDK-së në Mitrovicë, ku kandidati Tahiri premtoi vazhdimësi të zhvillimit, transparencës dhe projekteve konkrete për qytetin.