Telenews

Pas vendimit të Qeverisë Kurti, në Serbi kërkohet një seancë urgjente për Kosovën

Partia Popullore në Serbi ia ka paraqitur kryetarit të Kuvendit Popullor serb një iniciativë për thirrjen urgjente të një seance të posaçme për të diskutuar për Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, aty do të ftohej edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili do t’i dorëzonte deputetëve një raport për çështjen aktuale lidhur me situatën në Kosovë, si dhe rrethanat relevante ndërkombëtare, përcjell Paparaci.

Kjo thirrje vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për shtyrjen e reciprocitetit me Serbinë deri më 1 shtator.

Ndryshe, Asambleja Kombëtare serbe ka diskutuar për Kosovën për herë të fundit në maj 2019.

Ajo seancë u bojkotua nga shumica e deputetëve të opozitës serbe pas vendimit për bojkotimin e punimeve të Kuvendit.

Të ngajshme

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi

Dënimet në Hagë, Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë

Yllka Gashi