Telenews

Pas vërshimeve të së shtunës, nis lirimi i rrugëve në Pejë

Në qytetin e Pejës ka filluar lirimi i rrugëve që ditën e shtunë u bllokuan nga vërshimet.
Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj tha  se ekipet gjenden në terren, të cilat po punojnë për lirimin e rrugëve.

“Gjendja është stabile sot, ekipet janë duke liruar rrugët. Ende nuk kemi bërë vlerësimin e dëmve të shkaktuara nga vërshimet”, tha ai.

Nga vërshimet e së shtunës humbën jetën një nënë bashkë me djalin e saj, ndërsa u lënduan edhe disa qytetarë.

Gjithashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Pas vërshimeve në Pejë, krerët e shtetit kanë ngushëlluar familjen Ademaj për humbjen e familjarëve të tyre, ndërsa kanë ofruar mbështetje për qytetarët e Pejës.

Ndërsa, nga IHMK kanë paralajmëruar se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu.

Të ngajshme

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hagë duke kërkuar që qeveria holandeze të ndërmarrë veprime ndaj luftës në Gaza

Valjeta Turkaj

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit

Valjeta Turkaj

Vetëvaret një i burgosur në qelinë e Fushë-Krujës – çfarë dyshohet?

Valjeta Turkaj