Komisioni komunal i aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ka anuluar konkursin publik për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Bordit të përhershëm të kësaj ndërmarjeje.
Konkursi ishte shpallur më 14 nëntor të vitit 2022 derisa kishin aplikuar 43 kandidatë për 4 pozita të antarëve të bordit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit mbi 10 dosje të aplikantëve janë vjedhur nga zyra e Arkivës të Stacionit të Autobusëve, e rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Si shkak i vjedhjes së dosjeve të aplikantëve Komisioni ka anuluar konkursin.
Derisa sot Komisioni komunal i aksionarëve të NPK Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në mbledhjen e saj në bazë të kompetencave me shumicë votash ka anuluar konkursin.
Komisioni ka rishpallur konkursin për 4 antarëve të përhershëm në afat prej 15 ditësh.
Vendimi i anulimit të konkursit thuhet se është marr për shkak të ngjarjeve të ndodhura pas procesit të shqyrtimit të dokumenatacioneve, të aplikantëve.
Në vendim thuhet se këto ngjarje janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Më tej thuhet se ky vendim mbështetet në opinionin e Zyrës Ligjore të Komunës së Prishtinës, e cila ka ka udhëzuar Komisionin komunal të aksiconarëve për rishpallje të konkursit.
Policia ka njoftuar lidhur me vjedhjen e cila ka ndodhur në rrugën Dukagjini ndërmjet 10-12 janar të këtij viti
“Raportohet se pas mungesës së disa dokumenteve janë intervistuar pesë dëshmitar, katër meshkuj dhe një femër. Rasti në procedurë hetimore si vjedhje”, kanë njoftuar nga Policia.
Derisa Gazeta Sinjali ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me hetimet, por deri tash nuk kanë kthyer përgjigje.

