Telenews

Pasi ishte ndarë nga vajza e Pep Guardiolës, futbollisti anglez shihet me ish të dashurën e Justien Bieber

Pasi
e mbylli sezonin me Evertonin, Dele Alli po gjen kohë për të pushuar para
fillimit të sezonit të ri.

Futbollisti
anglez e ka zbuluar lidhjen e re me Cindy Kimberly, ish e dashur e këngëtarit të
famshëm, Justin Bieber.

Ish-futbollisti
i Tottenhamit u pa duke shkëmbyer puthje pasionuese me të dashurën e tij të re
në një jaht në Capri të Italisë, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Bukuroshja
Kimberly ishte bërë e famshme në vitin 2015 kur këngëtari Bieber e kishte shpërndarë
fotografinë e saj në Instagram duke shkruar: “O Zot, kush është kjo!!”.

Dele
Alli u nda nga modelja Ruby Mae në muajin mars të këtij viti dhe thuhet se
shkak ishte varësia e tij me lojërat online.

Ndërsa,
në vitin 2021 ishte në lidhje me vajzën e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola,
Maria.

Por, çifti ishte ndarë pas pesë muajsh, shkruan “Gazeta Express”.

Tash,
26 vjeçari po e shijon lidhjen e re me bukuroshen 23 vjeçare.

Krahas puthjeve, Dele Alli u pa duke ia kapur të pasmet asaj në jahtin luksoz, të quajtur Riva. /Gazeta Express/

The post Pasi ishte ndarë nga vajza e Pep Guardiolës, futbollisti anglez shihet me ish të dashurën e Justien Bieber appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Hakmarrje për Vlahovic, Juventus transferon yllin e Milanit

KushtrimGuraj

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni

KushtrimGuraj

Anthony Joshua lëndohet në një aksident në Nigeri, vdesin dy persona

KushtrimGuraj