Telenews

Pasi nuk dhanë dorëheqje, Bajrami publikon ligjin për qeverinë

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të rezultateve dhe mosdorëheqjes së Albin Kurtit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka publikuar ligjin për qeverinë, i cili thotë se në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti sipas ligjit, duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Albin Kurti po thotë s’kemi nevojë të japin dorëheqje, po thirret në Nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Pyetja është çka me bë me Neni 26, par. 1. i po të njëjtit Ligj, ku fjalëpërfjalshëm thuhet”:

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.” Alo Albulenë”, ka shkruar Bajrami.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj