Telenews

Pasojat e mungesës së zinkut në organizëm dhe ushqimet ku mund të gjendet

pasojat-e-mungeses-se-zinkut-ne-organizem-dhe-ushqimet-ku-mund-te-gjendet

Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë ekspertët.

Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

Po ashtu, shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë ekspertët.

Simptomat e mungesës së zinkut

Nëse organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do të përballeni me simptomat e mëposhtme: Pika të bardha në thonj, psoriazë, ekzemë dhe akne, puçra dhe herpes të herëpashershëm, ftohje të përsëritur, zbokth, mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore.

Ushqimet e pasura me zink

Zinkun mund ta gjeni tek drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe kërpudhat. Burimet më të pasura me zink janë shega, avokado dhe frutat e pyllit.

Të ngajshme

Sa proteina u duhen grave çdo ditë për të ruajtur shëndetin? –

KushtrimGuraj

Rreziku për diabet rritet në tre muajt e parë pas përdorimit të antipsikotikëve

Rrezarta Ramaj

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Rrezarta Ramaj