Telenews

“Pastrimi“ paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave

Kompania Rajonale e Mbeturinave „Pastrimi“ ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka larguar sasi të mëdha të mbeturinave vëllimore dhe inerte nga disa lagje të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, duke paralajmëruar masa ndëshkuese.

Ju lusim qytetarë, të keni kujdes, mos hidhni mbeturina në hapësira publike, sepse do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës“, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Pastrimi“ ka apeluar te qytetarët që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike në kryeqytet.

Të ngajshme

Osmani: Po përgatitemi për seancën konstituive të 9 shtatorit

Yllka Gashi

Kroacia publikon listën e lojtarëve për Nations League, veterani Modric i ftuar

Yllka Gashi

Zemaj: Ideja është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë

Yllka Gashi