Telenews

Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë, në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë të dyshuar të dhunimit seksual në Istog.

Sipas informacioneve të Policisë, një burrë ka deklaruar se tre të tjerë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa me urdhër të tij rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Të ngajshme

Zemaj: Ideja është mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë

Yllka Gashi

Incidenti ku u përfshi komandanti Besart Ahmeti, Prokuroria nis hetimet ndaj tij dhe dy të tjerëve

Yllka Gashi

SHBA-ja u bën thirrje Serbisë dhe Republikës Sërpska të mos e madhërojnë Mlladiqin

Yllka Gashi