Telenews

Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”

Edhe pse ndërmarrja “Termokos” njoftoi dje (7 tetor) se ka nisur furnizimin me ngrohje qendrore tetë ditë para afatit të zakonshëm, në shumë pjesë të Prishtinës ngrohja ende nuk ka nisur.

Një ditë pas këtij njoftimi, banorë të disa lagjeve të kryeqytetit kanë raportuar se radiatorët e tyre janë ende të ftohtë, duke pyetur se kur pritet realisht të fillojë furnizimi me ngrohje.

“Termokosi” pati thënë në njoftimin e djeshëm se furnizimi përfshin mbi 25 mijë konsumatorë dhe se procesi i shpërndarjes së energjisë termike do të zhvillohet gradualisht, për shkak të kompleksitetit të sistemit. Kanë shtuar se nevojiten disa orë për aktivizimin e tyre.

Të ngajshme

Mustafa: Krerët e UÇK-së të kthehen në atdhe, aty ku e kanë vendin

Rrezarta Ramaj

Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm

Rrezarta Ramaj

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Rrezarta Ramaj