Telenews

Pavarësisht shtrenjtimit, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Suedi

As çmimi më i shternjtë se herët e kaluara, nuk ka ndikuar në shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Suedi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë nga zhvillimi i ndeshjes, në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk ka mbetur asnjë biletë për këtë përballje, në sektoret e Jugut, Veriut, Lindjes dhe Perendimit.

Në linkun për shitjen e biletave, shihen që kanë mbetur pa shitur më pak se 100 bileta në sektorin VIP, të cilat kushtojnë 100 euro.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet me 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.

Të ngajshme

Nuk ka lëndim serioz, Messi i gatshëm për Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

KushtrimGuraj

Publikohet lista e Italisë, plot emra befasues për ndeshjet e qershorit

Rrezarta Ramaj