Telenews

PDK alarmon se në Gjakovë Vetëvendosje vodhi vota përmes “Trenit Bullgar”

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

‘’Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën Zejeria Rexha dhe tjetra në shkollën Fehmi Agani në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet’’, ka thënë Beqa.

Ai u ka bërë thirrje  organeve të e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

“Presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi”, ka shtuar më tutje ai.

Treni bullgar është metode e manipulimit të zgjedhjeve me që rast, votuesve që janë të gatshem ta shesin votën e tyre, apo që detyrohen nga frika të votojnë për ndonjërën parti ose kandidat, u jepen fletëvotime të plotësuara para se të hyjnë në vendvotim.

Pastaj, kur personi hyn në vendvotim e merr fletëvotimin e zbrazët, por e fut në kuti të votimit fletëvotimin e plotësuar qe ia kane dhënë paraprakisht dhe e merr me vete fletëvotimin e paplotësuar që e ka marrë në vendvotim.

Ndryshe, tash kur janë numëruar 93.79% të votave në Gjakovë prin VV me 47.18%, AAK me 19.67%, LDK me 16.67% dhe PDK me 10.24%.

Të ngajshme

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, policia jep detaje

Yllka Gashi

Komunat protestojnë sot në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve të Qeverisë

Yllka Gashi

Më shumë se 1,000 të vdekur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal dhe Kinë

Yllka Gashi