Telenews

PDK i dërgon letër Haxhiut, ia kërkon emërimin e anëtarit të dytë në KQZ

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në kërkesë theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas PDK-së, përfaqësimi i saj me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.

Në letrën drejtuar presidentes në detyrë, kjo parti ka theksuar rëndësinë e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, duke shtuar se ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ.

PDK ka insistuar se me këtë veprim ruhet parimi i barazisë dhe balancës mes subjekteve politike.

“Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, PDK-ja konsideron se secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen sipas madhësisë së grupeve, duke siguruar kështu përfaqësim proporcional.”, thuhet në kërkesë.

Të ngajshme

​Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Valjeta Turkaj

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tjetri nga Kosova në Shqipëri

Valjeta Turkaj

Rezoluta e PDK-së, Haxhiu: Nuk pati dakordim, bëra përpjekje maksimale që të gjejmë konsensus

Valjeta Turkaj