Telenews

Tragjike: Vdes një punëtor në Strellc të Deçanit pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Strellc i Ulët në Deçan, ku një aksident në vendin e punës ka përfunduar me pasoja fatale, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një incident në një puntori (sharrë), ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime pasi janë goditur nga disa dërrasa që kanë rënë mbi ta.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, por pavarësisht përpjekjeve mjekësore, njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

 

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj