Telenews

PDK-ja dënohet nga PZAP-ja për videon e shkatërrimit me gërshërë të kartelës së LVV-së

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)

PZAP-ja e ka cilësuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për çfarë edhe ka vendosur që ta dënojë me 2 mijë euro gjobë PDK-në.

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkak të përdorimit të gjuhës dhe urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, sekretari organizativ i PDK-së në Malishevë, Ruzhdi Kryeziu, kishte shpërndarë një video me qëllim të etiketimit të LVV-së me qëllim të nxitjes së urrejtjes ndaj këtij subjekti.

Në këtë video shfaqej një qytetar duke prerë me gërshërë kartelën e anëtarësimit të LVV-së.

Paneli i PZAP-së e ka cilësuar këtë veprim në kundërshtim me nenin 34 të LZP-së, për çfarë edhe ka vendosur që ta dënojë subjektin politik, PDK.

Partia Demokratike e Kosovës ka afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi për ta paguar gjobën.

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

KFOR-i forcon aktivitetet e saj në mbështetje të sigurisë në mbarë Kosovën

KushtrimGuraj