Telenews

PDK-ja pas miratimit të deklaratës: Tani është radha e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës përshëndet miratimin nga kuvendi të deklaratës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha grupet parlamentare për mbështetjen dhe kontributin në harmonizimin e tekstit të deklaratës së propozuar nga grupi ynë parlamentar.

“Sot, kuvendi shprehu qëndrimin e tij për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit që e vlerëson të padrejtë. Ky është një hap i rëndësishëm i vullnetit të përbashkët politik. Tani ai vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në reagim thuhet se radha tani është e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja.

“Kërkojmë nga qeveria që ta procedojë pa vonesë në kuvend dhe nga të gjitha grupet parlamentare që ta trajtojnë e votojnë me urgjencë. Deklarata shpreh qëndrimin e kuvendit. Votimi i ligjit është hapi i radhës për t’i dhënë përgjigje institucionale kërkesave që kemi ngritur. PDK-ja do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të saj. Sot u dëshmua se mund të ndërtohet vullnet i përbashkët për mbrojtjen e vlerave tona. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe në votimin e ligjit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Të ngajshme

Tahiri: Kanë mbetur edhe tetë ditë, nuk po shoh proces serioz politik për për çështjen e presidentit

Yllka Gashi

Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen

Yllka Gashi

Edon Zhegrova po rikthehet në versionin më të frikshëm, i vetmi lojtar i Kosovës me notë pozitive në dy ndeshjet

Yllka Gashi