Telenews

PDK PËR SHTESAT PREJ 100 EUROVE: VENDIM POPULIST, QEVERI E PAAFTË

Në një konferencë për media, Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Bernard Nikaj, këtë mbështetje për qytetarët e ka quajtur edhe si lëmoshë për ta.
“Qeveria e Kosova sot e konfirmoi se është e paaftë për të qeverisur vendin. Krejt çka po bën kryeministri është popullizimi, pas ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe të tjera. Kjo mbështetje me nga 100 euro është lëmoshë dhe ndihmë sociale vetëm për muaj prill. Por çka do të bëjnë qytetarët në muajin maj kur çmimet vazhdojnë të mbesin të larta”, tha ai.
Tutje Nikaj ka thënë se qytetarët e Kosovës do të jenë këtu edhe muajt tjerë, dhe çmimet enorme që janë rritur do të vazhdojnë të mbesin të larta, shkruan teve1.info
“Në këtë kohë krize, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por fatkeqësisht nuk mund ta përballojnë krizën e çmimeve me lëmosha qeveritare. Kjo qeveri, që karakteristikë kryesore ka paaftësinë, nuk ka as planfikim, as vizion, as strategji dhe nuk ofron zhvillim. Të gjitha këto mundohet që t’i kompensojë përmes vendimeve te momentit e që më shumë ngjajnë në lëmoshë sesa në veprime të menduara e afatgjate që adresojnë nevojat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës do të jenë këtu edhe muajt tjerë, pas prillit, dhe çmimet enorme që u rritën gjatë muajve të fundit do të vazhdojnë të mbesin të larta”, deklaroi Nikaj.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani