Telenews

PDK SOT USHTRON KALLËZIM PENDAL NDAJ TË GJITHË ANËTARËVE TË BORDIT TË ZRRE-SË

Partia Demokratike e Kosovës sot do të bëjë kallëzim penal ndaj të gjithë anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Kjo është bërë e ditur dje nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se ky kallëzim penal do të bëhet për shkak se ata kanë vazhduar me tarifimin e faturave të energjisë me rritje.
“Sa i përket mosrespektimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë  vendimin e Gjykatës në këtë rast për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, meqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, tashmë e ka deklaruar disa herë që nuk do ta respektojë një vendim të gjykatës për pezullimin e çmimit. Tarifimi i energjisë elektrike ka vazhduar me tarifat e reja. Ne qysh nesër do të procedojmë në Prokurorinë Speciale me kallëzim penal për secilin anëtar veç e veç të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike”, është shprehur ai.
Tahiri tutje ka theksuar se ky tarifim është antiligjor dhe nuk duhet të implementohet.
“Në mënyrë  të njëanshme, të jashtëligjshme dhe abuzive ka vendosur me i tarifu qytetarët me çmim të shtrenjtimit të energjisë mbi 100 përqind. Ky është një haraç që vartësit e Albin Kurtit  e kanë vendosur me ja vënë qytetarëve dhe ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë”, tha ai.

Të ngajshme

Osmani: Grupet kriminale që kryen sulme Veri duhet të ndëshkohen, zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën

Donat Hashani

Edhe Rakiqi pjesë e takimit Escobar-Lajçak me krerët opozitarë

Furtuna Zejnullahu

EULEX-it i zgjatet mandati deri në vitin 2025

Furtuna Zejnullahu