Telenews

PE shkarkoi nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion

pe-shkarkoi-nenpresidenten-kaili-per-shkak-te-akuzave-per-korrupsion

Parlamenti Evropian shkarkoi sot nga posti i nënpresidentes Eva Kaili e dyshuar për korrupsion.

Për përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit grek votuan 625 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

Për të hequr Kaili nga pozicioni i njërit prej 14 nënkryetarëve të PE-së, kërkoheshin votat e dy të tretave të eurodeputetëve.

Kaili ishte mes katër personave të arrestuar dhe të akuzuar në Belgjikë gjatë fundjavës për akuzat se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimmarrje.

Ata do të dalin nesër në gjykatë. Kaili i ka mohuar akuzat, ashtu si edhe Katari.

Nga e premtja deri dje, hetuesit belgë kryen 20 kontrolle për shkak të hetimit për pastrim parash dhe korrupsion në PE, raporton BBC.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj