Telenews

Peci nis procedurat për ndërtimin e objektit të ri të MBPZHR, pritet të kushtojë mbi 9 milionë euro

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në krye me Faton Pecin, ka filluar procedurat për ndërtimin e një objekti ku do të zhvendoset stafi i kësaj ministrie. Njoftimi paraprak është publikuar sot, teksa procedurat për shpalljen e tenderit pritet të fillojnë 10 ditë pas zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

Mbi 9 milionë euro pritet të kushtojë ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe i dy agjencive që funksionojnë në kuadër të saj.

Procedurat e tenderit parashihet të fillojnë 10 ditë pas zgjedhjeve, apo më 20 shkurt të këtij viti, sipas një njoftimi paraprak që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar thuhet se objekti është edhe për Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë Pyjore të Kosovës. Objekti i ri do të ndërtohet në Rrugën Lidhja e Pejës, në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë.

Kjo ministri ka më shumë se dy vjet që funksionon në një objekt privat, me qira.

Vitin e kaluar, kjo Ministri kishte shpallur një tender në vlerë prej 90 mijë euro për rrënimin e objekteve që ndodhen në parcelën ku planifikohet të ndërtohet objekti i ri.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave për këtë tender kishte qenë 22 nëntori, por që është shtyrë për 20 janar.

Rrënimi i objekteve pritet të kryhet për 3 muaj, meqë aq është kohëzgjatja e kontratës.

 

Të ngajshme

Një nga themeluesit e PDK-së, doktori Pleurat Sejdiu kandidat për deputet

Donat Hashani

Amber pas daljes nga BBVA: Bëra gabim, jam penduar

Erzana Fazliu

Abdixhiku viziton një biznesmen në Gjakovë: Këta janë patriotët modern të vendit – shteti nuk i ka armiq bizneset

Donat Hashani