Telenews

Peja fiton me rezultat të thellë ndaj 17 herë kampionit të Holandës

Klubi tjetër i basketbollit, Peja ka arritur fitore të madhe në ”Karagaç” në xhiron e dytë të fazës grupore në FIBA Europe Cup.

Ekipi verdhezi nga Kosova mposhti 17 herë kampionin holandez me rezultat 99-84.

Në fakt, ishte ekipi mysafir nga Haga që e nisi më mirë duke fituar periodën e parë (23-29) e çereku i dytë u mbyll baraz (19-19) me çka ekipi mysafir mbylli pjesën e parë +6 pikë dallim.

Në pjesën e dytë, Peja zhvilloi një lojë fantastike në çerekun e tretë duke e fituar thellë 31-16, por nuk ia la mëngut as në periodën e fundit dhe vendimtare (26-20), për të vulosur fitoren e madhe.

Jay Jay Chandler me plotë 30 pikë, Jacob Calloway me 21, Tervell Beck me 18 dhe Arian Qallaku me 15 sosh, ishin katër lojtarët që realizuan pikë dyshifrore te Peja sonte, derisa mungesa e Lis Shoshit nuk u ndje fare.

Në anën tjetër te Leideni, Austin Price kishte 23 pikë e Lee Moore shtoi 21 sosh.

Në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup, Peja i shkon ekipit polak Spojnia Stargard.

Vlen të ceket se sonte skuadra tjetër kosovare, Trepça u mposht në Mitrovicë me 30 pikë dallim, nga kampioni aktual i Holandës, Leideni. /Telenews.al/

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj