Telenews

Peleshi për vendimin e Hagës: I dhimbshëm për Kosovën, historinë dhe kujtesën tonë kombëtare

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Niko Peleshi ka reaguar rreth vendimit të djeshëm të Hagës ku u dënuan me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Ai në fillim të seancës parlamentare theksoi se dënimi i djeshëm përbën një vendim të dhimbshëm.

“ Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.

Katërshja e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan të mërkurën nga Gjykata Speciale me 81 vjet burg.

Të ngajshme

Azemi: Nëse deri më 6 tetor nuk respektohet paga minimale, do të hyjmë në grevë

Yllka Gashi

Nis mbledhja e OVL-UÇK, në orën 13:30 konferencë për media

Yllka Gashi

Studentët kundërshtojnë vendimin e Speciales, protestojnë në Prishtinë

Yllka Gashi