Telenews

Për herë të parë, SHBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan

Ukraina ka marrë për herë të parë një ngarkesë me gaz natyror të lëngshëm të SHBA-së, ka njoftuar shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

“Kjo është më shumë se thjesht një dërgesë – është një hap strategjik”, tha Yermak, shkruan skynews.

“Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar sistemin tonë energjetik gjatë luftës, ne kemi arritur një fitore tjetër në frontin e energjisë”, shtoi ai.

Ukraina, e cila ishte pjesërisht e varur nga gazi rus, nuk ka blerë gaz direkt nga Moska që nga viti 2015, pasi ajo pushtoi dhe aneksoi Krimenë dhe mbështeti militantët separatistë në Ukrainën lindore.

Bëhet e ditur se dërgesa, e cila shkoi përmes Greqisë, u mor nga DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë.

Ukraina së fundmi ka njoftuar se nga janari do të ndalojë transitin e gazit rus nëpërmjet territorin e saj.

Të ngajshme

Operacion i Europol: Greqia zbulon 231 makina të vjedhura, përfshirë dhe Shqipërinë

Donat Hashani

Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

Valjeta Turkaj

Zjarri më i madh në Japoni në 50 vjet shkatërron 170 ndërtesa, vdes një person

Valjeta Turkaj