Telenews

Për herë të parë të gjitha skuadrat prezantojnë veturat e tyre në një ceremoni të vetme

Sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “O2” të Londrës të gjitha veturat e Formulës 1 do të bëjë paraqitjen e tyre të parë. Eventi nuk është rastësor pasi si kurrë më parë të gjitha veturat do të heqin vellon në një mbrëmje gala.

Kjo zgjedhje është bërë nga drejtuesit e Formulës 1 pasi Botërori i 2025-ës përket me 75 vjetorin e krijimit të këtij kampionati.

Sipas organizatorëve mbrëmja e sotme nuk do të jetë vetëm një grumbullim ku 10 veturat e Botërorit të Formulës 1 do të tregojnë risitë aerodinamike, por edhe një mbrëmje spektakli pasi të ftuar do të jenë edhe këngëtarë si Kane Brown, Machine Gun Kelly dhe Take That.

Ndërsa kompozitori Brian Tyler do të interpretojë “Are we dreaming”. Ndërsa e tërë shfaqja do të prezantohet nga Jack Whitehall.

Të ngajshme

Vdes ish-fituesi i dy medaljeve të arta olimpike

KushtrimGuraj

Rasmus Hojlund zbulon arsyen e vërtetë pse u largua nga Manchester United

KushtrimGuraj

Oferta tunduese ka arritur, Nkunku largohet në janar nga Milani për 35 milionë euro

KushtrimGuraj