Telenews

Për t’i hyrë në qejf SHBA-së, Serbia i çoi Izraelit armë me vlerë 7.3 milionë euro veç në korrik

Në korrik, Serbia ka eksportuar armë me vlerë mbi 8 milionë dollarë në Izrael, që përkon me pesë fluturime ushtarake izraelite nga Beogradi në bazën e Negevit.

Eksportet e armëve dhe/ose municioneve të Yugoimport-SDPR në Izrael arritën në rreth 7.3 milionë euro, duke e çuar vlerën totale të eksporteve të armëve serbe në Izrael në 2024 në 23.1 milionë euro.

Burime diplomatike të Hareetz, kanë konfirmuar se ky bashkëpunim është për shkak të dëshirës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të fituar favore të Shteteve të Bashkuara dhe në këmbim garanton mbështetjen e Izraelit për Serbinë në forumet ndërkombëtare.

Dërgesat në korrik përputheshin me kohën e pesë fluturimeve ushtarake izraelite nga Beogradi, të identifikuara nga BIRN/Haaretz, në bazën ajrore Negev.

Në fillim të këtij viti, një numër fluturimesh të ngjashme u gjurmuan gjithashtu midis Serbisë dhe Izraelit.

Këto eksporte armësh pasuan një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe thirrjet e OKB-së për ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza.

Qeveria serbe ende nuk ka komentuar mbi përmbajtjen e dërgesave, dhe Ministria e Tregtisë ka refuzuar të zbulojë detaje rreth lejeve të eksportit.

Presidenti serb, Vuçiq dhe kryeministri izraelit Netanyahu kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ambasadori izraelit në Serbi deklaroi së fundmi se Izraeli nuk e njeh gjenocidin e kryer nga serbët në Bosnje, i cili është parë si një qëndrim mbështetës ndaj Serbisë.

Të ngajshme

Çfarë njoftoi Gjykata: Nga 30 ditë paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

KushtrimGuraj

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

KushtrimGuraj

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani