Telenews

“Për tre deri në 6 muaj Ballkani i Hapur do të harrohet”

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë të enjten se brenda periudhës 3 deri më 6 muaj, “Ballkani i Hapur”, do të harrohet.
Ai këtë e argumenton mbi atë që amerikanët ia kanë dhënë vetëm një gjysmë mbështetje kësaj nisme rajonale.
Po ashtu ka përmendur një sërë të ideve që kanë dështuar, duke e përfshirë edhe këmbimin territorial të propozuar nga presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, në vitin 2018.
“Tre janë argumentet me të cilat Gabriel Escobar nuk ua prishi qefin ballkanasve dhe njikohësisht nuk e fajësoi Kosovën për qëndrimin kundër: a) Të gjithë dhe të barabartë (Parimi i sovranitetit të pjesëmarrësve); b) Jo projekt politik por ekonomik!(Parimi i besueshmënisë që âsht postulat politik); c) Janë disa nisma rajonale dhe nuk pranohet DUBLIFIKIMI; (Parimi i legalitetit të BE-së në qendër – Procesi i Berlinit)”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.
Më 7 dhe 8 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur samiti i “Ballkanit të Hapur”.
Pos Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kësaj radhe kanë marrë pjesë edhe Bosnje dhe Hercegovina si dhe Mali i Zi.
Kosova vazhdon ta kundërshtojë këtë projekt, duke pretenduar se nuk garanton paqe e stabilitet afatgjatë.
Ndërkaq, as Rusia nuk ka dalë kundër “Ballkanit të Hapur”, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë të hënën gjatë një konference për media në Kremlin se “Ballkani i Hapur është iniciativë e Serbisë”, madje ka akuzuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian që duan “Ballkan të mbyllur”.

Të ngajshme

Identifikohet i moshuari që u gjet i vdekur në një rrugë të Prizrenit

Valjeta Turkaj

‘’Kriza për karburantet’’, policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

Valjeta Turkaj

Kryeqyteti pastron mbeturinat vëllimore, Rama paralajmëron masa ndëshkuese

Valjeta Turkaj