Telenews

Përdoruesit në rrezik, kushtet e fshehura të platformave online

Shumë njerëz nuk i lexojnë kushtet kur hapin një llogari në rrjetet sociale, por duke i pranuar ato, u japin kompanive të drejtë të mbledhin dhe të përdorin të dhënat e tyre personale, si dhe shpesh kufizojnë mundësinë për t’i paditur në gjykatë në rast problemesh.

Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit tregon se këto dokumente ligjore janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u kuptuar nga përdoruesit. Sipas analizës, rreth 86% e politikave të privatësisë kërkojnë nivel leximi universitar, çka do të thotë se shumica e njerëzve e kanë të vështirë t’i kuptojnë plotësisht.

Studimi thekson gjithashtu se shumë platforma po i shmangin gjykatat publike për zgjidhjen e problemeve. Në vend të tyre, ato përdorin një proces privat të quajtur arbitrazh, ku vendimi merret nga një palë e tretë. Në shumë raste, vetë kompanitë zgjedhin edhe personin që merr vendimin, duke e kufizuar më tej të drejtën e përdoruesit për të shkuar në gjykatë.

Gjithashtu, disa platforma dhe shërbime teknologjike nuk lejojnë padi kolektive, që do të thotë se përdoruesit duhet të ndjekin çështjet individualisht dhe jo në grup, edhe nëse kanë të njëjtin problem.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur disa vende europiane po diskutojnë masa të reja për përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos për fëmijët, për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme.

Të ngajshme

E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon CEO-n e ri

Valjeta Turkaj

App Store po lulëzon përsëri, dhe inteligjenca artificiale mund të jetë arsyeja

Valjeta Turkaj

Google zbulon detajet e Android 17, çfarë pritet nga versioni i ri

Valjeta Turkaj