Telenews

Perez: E kemi sulmuesin më të mirë në botë, s’do ta transferonim Haalandin për ta lënë në bankinë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thotë se kampioni spanjoll dhe evropian nuk ishte në listë për ta transferuar Erling Haalandin.

Kreu i klubit spanjoll ka folur edhe për Karim Benzeman, për të cilin mendon se është më i miri në botë në pozitën e tij.

“Ne e kemi numrin 9 më të mirë në botë dhe nuk do ta merrnim kurrë Haalandin për ta mbajtur në bankinë”, deklaroi kreu i klubit madrilen për emisionin “El Chiringuito”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për Kylian Mbappen, duke e konfirmuar se i ka mbetur hatri që sulmuesi francez mbeti në Paris Saint-Germain, ndërsa kishte thënë vazhdimisht se e kishte ëndërr transferimin në “Santiago Bernabeu”.

E sa i përket Zinedine Zidanet, Perez ka thënë se ka menduar gjithmonë se ishte një njeri i Real Maddiridt dhe i Kombëtares franceze, por që mund ta ndërrojë mendjen nëse ndodh që “Zizou” ta marrë në dorë klubin francez. /Gazeta Express/

The post Perez: E kemi sulmuesin më të mirë në botë, s’do ta transferonim Haalandin për ta lënë në bankinë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

KushtrimGuraj

Një tjetër yll i Barcelonës përfundon në radarin e Arabisë Saudite

KushtrimGuraj

Lajm bombastik nga Spanja, Xavi merr drejtimin e gjigantit italian

KushtrimGuraj